Deri sa njësiti policor ka qenë në një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në një lokal ku kishte shumë njerëz, duke u shqiptuar tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, një i dyshuar ka kanosur me fjalë një zyrtar policor.
I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe në konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.