Connect with us

LAJME

Nipi i heroit Agim Ramadani, bënë veprimin e madh, në simbolikë të emrit të Brigadës 138, ndan 138 mijë euro për fondin e sigurisë!

Published

on

Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit, do t’i dhurojë donacion 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë.

Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që e bëri të ditur, Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht Ditën e Epopesë së UÇK-së, si ditë kujtimi dhe reflektimi.

Advertisement

“Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë”, ka shkruar Haradinaj krahas një fotografie nga Prekazi, ku bashkë me nipin e Agim Ramadanit u pritën nga Rifat Jashari.

“Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka bërë thirrje Haradinaj.

Advertisement

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka hapur këtë fond që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore.

Advertisement