LAJME

11 gjërat që duhet ditur para bajramit

1 – Të lahesh dhe të veshësh rroba të bukura (sipas sheriatit) para namazit të bajramit. Maliku transmetoi në ”el-Mu’uata” të tij nga Nafi i cili ka thënë:

”Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- e kishte zakon të lahej në ditën e Fitër Bajramit para se ai të dilte për në vendin e faljes.”

Zinxhiri i transmetimit është autentik.

Ibnul Kajimi ka thënë:

”Është saktësuar se Ibn Umeri, i cili ishte i njohur se i përmbahej fort sunnetit, e kishte zakon të lahej para se të dilte në ditën e Bajramit.”1

Gjithashtu është transmetuar se ai -radijAllahu anhu- e kishte zakon të vishte rroba të bukura gjatë dy Bajrameve.

Ibn Haxheri ka thënë:

”Ibn Ebi Dunja dhe El-Bejhaki kanë transmetuar me zinxhir të saktë se Ibn Umeri vishte rrobat e tij më të bukura gjatë dy Bajrameve.”2

Ndër të tjera, në bazë të këtyre dy transmetimeve, shumë dijetarë e konsiderojnë të jetë e rekomandueshme për tu larë dhe veshur me rroba të bukura gjatë dy Bajrameve.

2 – Është sunnet për të ngrënë numër tek të hurmave para se të shkosh për në namazin e Bajramit. Ato mund të jenë tre, pesë ose më shumë. Enesi -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Profeti ﷺ nuk nisej në ditën e Bajramit para se të kishte ngrënë hurme. Ai hëngri numër tek të hurmave.” 3

3 – Në ditën e Bajramit është sunnet që të bëhet tekbir që kur del nga shtëpia derisa të arrin vendin e faljes. Burrat duhet ta bëjnë këtë me zë të lartë dhe gratë duhet ta bëjnë këtë në heshtje. Abdullah bin Umeri -radijAllahu anhuma- ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ bëri tekbir në ditën e Fitër Bajramit prej kur doli nga shtëpia derisa arriti në vendin e faljes.” 4

Nafi ka thënë: ”Ibn Umeri bëri tekbir me zë të lartë në ditën e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit derisa arriti në vendin e faljes. Pastaj ai vazhdoi derisa imami erdhi, pastaj ai bëri tekbir pas tij (tekbirin e namazit).” 5

Sqarim: Tekbiri kolektiv është bidat. Ai nuk është saktësuar nga profeti ﷺ apo shokët e tij. Secili duhet të bëjë tekbir veç e veç.

4 – Është sunnet për të ecur tek vendi i faljes së Bajramit.

Aliu -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Është sunnet të ecet në këmbë tek vendi i faljes së Bajramit.” 6

5 – Është sunnet të shkosh tek vendi i faljes së bajramit në një rrugë dhe të kthehesh në një rrugë tjetër. Xhabiri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Profeti ﷺ shkonte në rrugë të ndryshme në ditën e Bajramit.” 7

6 – Është ligjësuar që namazet e Bajramit të falen pas lindjes së diellit. Namazi duhet të falet pa ezan dhe pa ikamet. Namazi i Bajramit përbëhet nga dy rekate. Rekati i parë përbëhet nga shtatë tekbire dhe rekati i dytë përbëhet nga pesë tekbire. Është sunnet për imamin që të lexojë suret ”el-Ala” dhe ”el-Gashijeh”, ose ”Kaf” dhe ”el-Kamer”. Hutbeja duhet të bëhet pas namazit. Është shumë e rekomanduar për gratë që të marrin pjesë. Disa nga argumentet për këtë janë:

1 – Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

”Gjatë namazeve të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit i dërguari i Allahut ﷺ bëri shtatë tekbire në rekatin e parë dhe pesë tekbire në të dytin.” 8

2 – En-Nu’man bin Beshir -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Gjatë namazeve të Bajramit i dërguari i Allahut lexoi suret ”el-A’la” dhe ”Gashijeh.” 9

3 – UbejduLlah bin Abdil-Lah bin Umer bin el-Khatab e pyeti Ebu Uakid el-Lejthin:

”Çka lexoi i dërguari i Allahut ﷺ gjatë namazeve të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit?” Ai u përgjigj: ”Ai lexoi suret ”Kaf” dhe ”el-Kamer”.” 10

4 – Um Atijjeh -radijAllahu anha- ka thënë:

”Gratë e reja që sapo janë pjekur, virgjëreshat e dëlira dhe gratë me menstruacione duhet të dalin në vendin e faljes së namazeve të Bajramit – dhe ato duhet të prezantojnë në mirësinë dhe namazin e besimtarëve. Sa për gratë me menstruacione, ato duhet të qëndrojnë mënjanë vendit të faljes së namazit.” 11

5 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

”Unë e fala namazin e Bajramit pas të dërguarit të Allahut, pas Ebu Bekrit, pas Umerit dhe pas Uthmanit, të gjithë e falën namazin para hytbes.” 12

6 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin e Bajramit pa ezan dhe pa ikamet.” 13

7 – Nëse Bajrami bie në një të premte, personi i cili e ka falë namazin e Bajramit nuk e falë namazin e xhumasë. Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Dita e Bajramit sot bie në ditën e premte. Ai që dëshiron mund të falë namazin e Bajramit në vend të namazit të xhumasë. Megjithatë, ne do ta falim namazin e xhumasë.” 14

8 – Për ata që e humbasin namazin me muslimanët është e ligjësuar që ta falin atë vetë. Në këtë rast, ai duhet të falet ashtu sikurse është.

Nëse njerëzit e mësojnë se është dita e Bajramit vetëm pasi dielli të ketë kaluar zenitin, ata të gjithë e falin namazin e Bajramit të nesërmen. Ebu Umejr bin Enesi tregoi se xhaxhai i tij që ishte prej sahabëve të profetit ﷺ ka thënë:

”Një karvan arriti tek profeti ﷺ dhe dëshmuan se ata e kishin parë hënën e re natën e kaluar. Si pasojë profeti ﷺ i urdhëroi ata që ta prishin agjërimin dhe që ta falin namazin e Bajramit të nesërmen.” 15

9 – Është në rregull për të uruar njëri-tjetrin në lidhje me Bajramin dhe të thuhet

”Isha me Ebu Umame el-Bahilin dhe me tjerë nga sahabët e profetit ﷺ. Rrugës duke u kthyer për në shtëpi i thanë njëri-tjetrit:

10 – Dita e Bajramit është një ditë e gëzimit. Enesi -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Kur i dërguari i Allahut ﷺ arriti në Medine, banorët e Medinës e kishin zakon të argëtoheshin gjatë dy ditëve. Ai tha: ”Çka janë këto ditë?” Ata u përgjigjën: ”E kishim zakon të argëtoheshim në to gjatë kohës para Islame.” Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Allahu ja ka zëvendësuar ato me diçka më të mirë se ato; me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramin.” 17

11 – Ti që je musliman duhet të kesh kujdes nga rënia në gjëra që kundërshtojnë sheriatin. Shumë meshkuj veshin rroba që janë poshtë kyçeve të këmbëve dhe rruajnë mjekrat. Ata festojnë në mënyrë të ndaluar duke dëgjuar muzikë. Gratë vishen në mënyrë provokative dhe përzihen me burra. Ti që je baba vigjilent duhet të kesh kujdes që të dërgosh familjen tënde në parqe argëtuese ku ka përzierje të gjinive, në plazhe apo ekskursione të përbëra nga mëkatet.
/TV NEWS