Beqiri në RTV Dukagjini ka treguar se ishte në veturë me bashkëshorten dhe vajzën, kur u sulmuan nga pesë persona të maskuar.
“Unë si ju isha shumë i shqetësuar meqenëse si dëshmitar i asaj pjese sot, bashkë me familjen isha në fshatin Koshtovë dhe fillova që të nisem për në Mitrovicë, diku rreth orës 18:00, por fatkeqësisht, edhe pse kam përjetuar shumë kohëra të vështira, në jetën time, kjo sot ishte diçka e paparë, meqenëse para se t’i afrohem fshatit Rudare, në hyrje të Zveçanit, isha bashkë me familje, aty ishte rruga e bllokuar, qëndronin shumë civilë por edhe me unforma, e kishin blloku rrugën dhe nuk lejuan veturën të kalojë”, ka thënë ai.
Tutje, Beqiri ka treguar se si ndodhi sulmi.
“E bëra një kthim duke e pa situatën, u ktheva nga fshati Rudare dhe tentova të hyjë në rrugën nga ana e Zveçanit, nga ana e djathtë. Në atë moment, persona me uniforma, të armatosur, të maskuar, të 5 ishin të maskuar, isha bashkë me vajzën dhe bashkëshorten, unë tentova që të vazhdojë në atë rrugë, por ata e bllokuan dhe m’u desh që të kthehem dhe të vazhdoj, për në drejtim të komunës së Leposaviqit”, ka thënë ai.