Hoxhë Mustafa Terniqi shkruan:
“Nuk ka hajër e dobi Shqipëria dhe as ka pasur prej atyre që flasin se pse hyri Erdogani në parlament, a e cënoi apo jo sovranitetin e vendit apo pse erdhi në ditën e vd’ekjes së Skenderbeut, ndërkohë të gjitha këto i ka në dorë qeveria Shqiptare dhe jo Erdogani.
Mjaftojnë si përgjigje, uratat dhe fjalët përgëzuese për Erdoganin të atyre njerëzve të thjeshtë pa shtëpi e të lodhur, që flisnin nga zemra. 520 banesa të reja dhe komode është vepër reale dhe madhështore që nxjerr në pah se kush janë ata njerëz që realisht nuk e duan këtë vend.
Sa për sovranitetin, sovraniteti i Shqipërisë është cënuar dhe shkelur plot herë nga shumë njerëz të tjerë. Mosmirënjohësit janë të dënuar të mos gëzohen asnjëherë”