LAJME

A do të bie borë sonte për Vitin e Ri? Ja parashikimi…

Paraqitje të mjegullave nëpër lugina

Gjatë natës së ndërrimit të motive, moti do të jetë kryesisht I qetë kurse nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave.

Sinoptikët paralajmërojnë periudhë të motit të qetë dhe stabil, me temperatura relativisht të larta ditore. Nëpër lugina, edhe më tej do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave, vecanërisht në orët e mbrëmjes dhe paradites me temperatura më të ulëta ditore.

Të mërkurën do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor që do të ndikojë në uljen e kushteve për mjegulla.

Metereologët, thonë se gjatë periudhës së ardhshme në Maqedoninë e Veriut do ta kemi fenomenin “inverzionin e temperaturës”. Ky fenomen kontribuon që në vendet më të larta dhe malore të ketë mot më të ngrohtë, kurse në vendet më të ulëta të mbretërojë mot më i ftohtë./KlanMacedonia