LAJME

A po dorëzohet Putini? Shpalosin detaje nga Presidenca e Francës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbetet i vendosur për pushtimin e Ukrainës.

Ky ishte konkludimi i telefonatës midis presidentit frances Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, sipas një burimi në pallatin Elysee në Francë, shkruan CNN.

Burimi thotë se kur tre liderët folën për herë të fundit në telefon, Putin dukej se ende ishte i vendosur për arritjen e objektivave në Ukrainë, por fakti se ai vazhdon të flasë me liderët perëndimorë nënkupton se ai nuk përjashton mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike.