LAJME

“A po ua bën shqiptarëve pasaportën e Serbisë”, Pacolli përplaset me komentuesin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është ëprplasur me një qytetar i cili e ka akuzuar se po ua bën pasaportat e Serbisë, shqiptarëve që i dërgon për të punuar në Kazakistan.

Në njoftimin për situatën në Kazakistan dhe kosovarët që ndodhen atje, qytetari e ka pyetur Pacollin nëse po ua bën pasaportat e Serbisë shqiptarëve që i ka të punësuar në Kazakistan.“A po jav ban hala shiptarve pasaportat e serbise per mi qu ne Kazakistan me punu allahile”, ka komentuar qytetari.

E këtij komenti i është përgjigjur Pacolli, i cili ka deklaruar se punëtorët kosovarë kanë pasaporta të Kosovës.

“Puntoret kosdovare, te gjithë kane pasaporta te Kosoves. E ti…po del qe po shpief, nuk kam çka te bej…”, i është përgjigjur Pacolli.

Ndryshe, kosovarët që aktualisht gjenden në Afganistan kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për evakuim.

Këtë ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Pacolli që ka kompani me punëtorë kosovarë në Kazakistan ka shprehur shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen nga Afganistani për në Kosovë.

“Aktualisht nuk kemi punëtorë atje, por ka kosovarë që janë lajmëruar tek zotëri Pacolli dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Kabuli. Pacolli ka kërkuar informata shtesë dhe të njëjtit janë kosovarë që punojnë në institucione të huaja në Afganistan. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në evakuim”, ka deklaruar Murseli për KlanKosova.