Jemi koshient së nga fillimi i luftës në Ukrainë çmimet e naftës janë rritur në nivelin global dhe se këto çmime kanë reflektuar edhe tek ne në Shqipëri e Kosovë. Por, a është kjo një reflektim global në ngritjen e çmimeve edhe në vendet e tjera, apo veç një abuzim i radhës i tregtareve tonë për të përfituar edhe në situate krizash?!

Nëse bëjm një krahasim të çmimeve në tregun tonë që ishin para fillimit të luftës në Ukrainë, edhe pse ishin në nivelet më të larta në rajon, sidomos në Shqipëri, prap se prap, krahasuar me çmimet e para dates 24 shkurt 2022, aktualisht e shohim një rritje të çmimeve në masën prej 35% deri në 45%, ndërsa rritja globale e çmimeve të naftës deri më tash ka qenë nga 18% deri në 23%, e vërehet një rënjë e tyre në orët e fundit në tregun global, pas lajmërimit të Amerikës se do i vë në funksion rezervat e veta të naftës.

Një (1) barel naftë (159 litra), para datës 24 shkurt 2022, në bursën ndërkombëtare është shitur për 97 dollar,  ndërsa këto çmime filluan të rritën me fillimin e luftës në Ukrainë, nga data 3 mars e deri më tash kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve në burs ku me datë 3 mars kishim çmimin prej 117 dollaresh për barel apo një rritje e marr në përqindje rreth 16%, ndërsa sot me datë 8 mars 2022 çmimi në orët e para të mengjesit ka shkuar deri në 129 dollar për barel apo rritja është rreth 23% në nivel global. (fig 1)

(fig 1)

Nga ora 10 e mengjesit e 8 marsit, me orën europiane, ku çmimet ishin në 129 dollar për barel, vërehet një rënie e vogël çmimit të naftës në burs, ku tashmë pas 12 orësh, në ora 22:00 çmimi për barel është ulur në 124 dollar (fig 2). Pra një liter naftë sot në bursat ndërkombëtare blehet për 0.71 €, apo 0.77$, ndërsa shitet varësisht prej vendeve deri në 2.50 në disa vende europiane si Zvicërr, Belgjikë e Holandë. Ndërsa në rajon prinë Shqipëria ku me datë 08 mars çmimet e dizelit kanë kaluar 260 lek për liter, apo 2.20 euro, që është një rritje enorme me mbi 40% që nga 24 shkurti 2022.

(fig 2)

Pra edhe për faktin se çmimet në bursë nga data 24 shkurt 2022 kanë ardhur duke u rritur, e që në maksimum sot kanë shkuar në 22% me ritëm rënie orët e fundit, në tregun e Shqipërisë, nga 167 lek sa ishte nafta para 24 shkurtit, tashmë shitet në 260 lek, apo me një rritje rreth 40%, ndërsa në Kosovë nga 1.27 euro sa ishte para dates 24 shkurt, tashmë çmimet kanë shkuar në 1.75 euro dhe ndryshime drastike ka në çdo orë që kalon, pra në këtë moment thuajse në mesnatën e dates 8 mars 2022, nafta në Kosovë është 1.75 euro, apo një rritje prej 35% nga data 24 shkurt 2022.

E kjo tregon se tregtarët tonë abuzojnë me këtë rritje duke pasur parasysh faktin se në bursën e Londërs dhe New Youk-ut çmimet maksimalisht janë rritur në 22%, e që ka një ritëm rënie orët e fundit, siç mund të shihet në fig 2./lajmishqip.net

By admin