Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar ditë më parë objektivat e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Ai tha se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës na NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5.
Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Duke pasur parasysh prioritetin e Kosovës për anëtarësim në NATO, MPDJ ka propozuar formimin e grupit ndërinstitucional për integrimin e vendit tonë në NATO.