LAJME

Amerika do ta rrëzojë Putinin nga pushteti? Deklarohet Joe Biden

Presidenti Joe Biden njoftoi dërgimin e sistemit të raketave me rreze më të gjatë veprimi, por preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt.

Ai deklaroi hapur, për shembull, se SHBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putin nga pushteti, shkruan BBC.

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij.

Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, tha Biden.