Gazetari Artan Hoxha nga kryeqyteti i Kolumbisë ka “paralajmëruar” mbërritjen e një ngarkese me kokainë në Portin e Durrësit përmes kontejnerëve me banane dhe “zhdukjen”e 60 apo 70 arkave, në të cilat do të jenë e ngarkaur droga.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxha ka publikuar një foto ku shihet teksa në duar mban një arkë me para, teksa me nota humori thotë se policët e portit të Durrësit arrestohen kot sepse ata nuk janë në dijeni të asgjëje.
Më tej ai vijon t’i qëndrojë versionit të mbërritjes së ngarkesës me kokainë në Shqipëri, mirëpo emrin e nijes dhe datën e zbarkimit nuk ka preferuar ta thotë, pasi sipas tij nga Tirana ka “plasur spiunllëku”.
“Si perfaqesues i “besueshem” i Kartelit Laberia, si fillim numerojme paret, bejme pagesen me korrektesi, dorezojme arkat e bananeve bosh…dhe presim konteinerin ne Durres, plot per plot me “bereqet”. Kete radhe, nese ne portin e Durresit, na humbin 60-70 arka me banane, mos me pyesni nga e di peshen e sakte te “mallit”!!!! E kam ngarkuar me duart e mia Mos arrestoni kot nga 20-30 police ne port. Policet e portit nuk dine asgje per zotin. Pagesen e kane marre ATA lart… Emrin e anijes dhe daten e zbarkimit nuk e them.