LAJME

Ballkani dridhet sërish nga tërmetet

Pas dy tër*meteve javën e kaluar në rajonin kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe një në Bullgari, tër*meti e dridhi sërish fqinjin tonë lindor.

Një tër*met me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në zonën e qytetit Provadia, në rrethin e Varnës, Republika e Bullgarisë. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar Bullgar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë, pranë Akademisë Bullgare të Shkencave BAN.
Tër*meti është ndjerë në qytetin Provadija dhe vendbanimet përreth dhe është një tërmet dytësor i serisë, i cili është regjistruar pas ngjarjes së datës 04.04.2022, me magnitudë 4.3 gradë.