Banka ia transferon gabimisht 50 miliardë euro në llogari, burri shokohet

Posted by

Një baba me fat ka përshkruar momentin kur ai u bë njeriu i 25-të më i pasur në botë, pasi një gabim bankar e bëri për pak kohë atë dhe familjen e tij një multi miliarder.


Darren James tha se gruaja e tij e telefonoi për të raportuar se në llogarinë bankare ishin shfaqur 43.3 miliard paund (50.5 mld euro).

Ky gabim e bëri babanë e dy fëmijëve përkohësisht 10 herë më të pasur se shefi i Virgin, Richard Branson.

Darren i habitur nuk u besonte syve, raporton The Mirror.

“Ishte çmenduri, unë nuk kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time”, tha ai.

“Dhe gjithçka që ne po mendonim ishte se kush do të trokasë në derën tonë.”