Ai ka thënë se politika amerikane po kërkon shkatërrimin e Rusisë dhe eliminimin e Putinit nga opozita ruse, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Kam një pyetje për këta pafillot që i gëzohen Rusisë.

Cila është pyetja?

Po sikur Amerika të kishte dislokuar aeroplanmbajtësen e madhe Ajzenauher në portin e Odesës në Ukrainë; të kishte bërë një marrëveshje ushtarake me Ukrainën dhe të kishte bërë furnizime armësh dhe raketash të sofistikuara aty: do ta bënte

Rusia sulmin kundër Ukrainës?

Përgjigjja është – jo; nuk do ta bënte

Atëherë, pse nuk e bëri Amerika këtë lloj ndërhyrjeje?

Mundësia më e madhe është me përgjigjen: ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika.

Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.

Ja pra, kjo është çështja.

Atëhere: mos është ky vërtet një kurth për shkatërrimin e Rusisë dhe të Putinit?

Gjithçka mund të ndodhë…

By atdheu1