Befason hoxha nga Shkupi: “Nuk ka zbrit kurrfarë Feje/ Ka zbrit vetëm Kuran!”

I ashtuquajturi hoxhë, Musa Lamallari, i njohur më shumë si Tim Shkupi, përmes një video të publikuar në profilin e tij në facebook, ka thënë se nuk ka zbritur kurrfarë feje, por sipas tij, ka zbritur vetëm Kurani,

“Nuk ka zbrit Fe! Ka zbrit Libër, njëjtë siç e zbret ujin dhe çdo gjë tjetër nga qielli, por këta qyla përzihen në punët tua dhe besojnë në shpejtësinë e Dritës së Majmunit!”, a shkruar ai në facebook.

Kujtojmë Musa Lamallari, i njohur më shumë si Tim Shkupi, është një teolog i njohur shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë Veriore. Qe një kohë të gjatë jeton në Londër, por viteve të fundit i kalon edhe në qytetin ku ka lindur dhe është rritur, në Shkup. Merret me publicistikë dhe është mjaft i njohur në debatet e tij që e zgjojnë kërshërinë për nivelin kritik intelektual se si flet për Islamin.

Shiko videon:

https://www.facebook.com/697731512/videos/10157153711436513/

By admin01