Një video e një të riu ku shfaqet duke e imituar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, është bërë virale nëpër rrjete sociale.
Fillimisht, kjo video ishte publikuar në TikTok, por që më pas është shpërndarë edhe nëpër faqe të ndryshme nëpër Instagram e Faecook.
Zëri i të riut në fjalë është pothuajse identik me të Haradinajt, i cili këndon këngën “Fshatarja ime”, të Sabri Fejzullahut, shkruan Express.
Ndryshe, Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon që të këndojë secilën herë që i jepet rasti.
“Hiti i tij” më i njohur është kënga “Kah po shkon moj zanë”, këngë të cilën e kishte kënduar edhe gjatë luftës.