LAJME

Beteja e parë e UÇK-së e përjetuar nga 16 vjeçari: Nuk kisha si me fsheh pushkën prej nënës (Video)

Vetëm 16 vjet Agron Kajtazi mori vendimin më të madh të jetës së tij, një kthesë që për të është bërë vulë e që e mban mbi supe edhe sot, shkruan arbresh.info.

Kajtazi në kohën kur filloi lufta në Kosovë ishte vetëm 16 vjeçar, por që kjo nuk e pengoi që t’i bashkohet luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb që po bënte një agresion ndaj popullatës civile në Kosovë.

Madje ky vendim erdhi pa dijeninë e familjarëve të tij që ai vetë e quan edhe si ilegale.

“Si i ri ilegalisht prej familjes kisha marr vendimin që të jem pjesë e UÇK-së. Kur e mora pushkën s’kisha qysh me fsheh u dashke me shku me pushkë në shpi, nana e murr vesh, gjyshja, vëllezërit motrat ndërsa, baba ka qenë në Gjermani i përndjekur politikisht gjatë viteve 90-ta”, rrëfeu Kajtazi.

Frika dhe brenga e tij e vetme ishte se çka do i thoshte i ati, i cili në atë kohë nuk ishte afër familjes.

Ja edhe video e plotë: