Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.328 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 180, Kavadar – 19, Kumanova, Prilepi dhe Negotina – nga 6, Velesi – 4, Gostivari dhe Kriva Pallanka – nga 2, Manastiri, Strumica, Struga, Sveti Nikole, Dibra, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.491 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 293.559, prej të cilëve 278.326 janë shëruar, ndërsa 8.915 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (21 shkurt) është 6.318./Telegrafi/

By atdheu1