Binzismeni kosovarë Burim Piraj, pronarë i kompanisë ‘Meka Halal Food’ ka marrë vendim që nga 1 Marsi, rroga minimale në kompaninë e tij të jetë 400 euro.

“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend! Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut. Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë, prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me emrin e të madhit Zot të jetë 400€ neto!
Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën! Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER, #elhamdulillah”, është shprehur pronari BurimPiraj. (INA)

By atdheu1