Ankesave për drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Nexhmedin Rashicën s’po u vie fundi. Qytetarë të shumtë po ankohen për shërbimet shëndetësore që po ofrohen në këtë komunë.

Madje, disa prej tyre pakënaqësitë me drejtorin Rashica, babain e futbollistit Milot Rashica i kanë shprehur edhe në statusin e kryetarit Ferit Idrizi ku ky i fundit tregon për vizitën që ua bëri mantelbardhëve bashkë me drejtorin e Shëndetësisë.

E këto komente ku po ‘i shahet’ drejtori i tij, po i pëlqejnë edhe Ferit Idrizit, të cilave ua ka bërë edhe ‘like’ në Facebook.

By admin99