LAJME

Çifti shqiptar tentojnë që me deodorant ta grabisin argjendarinë, publikohen pamjet

Një çift, burrë e grua udhëtuan nga Vlora drejt Shkodrës për të kryer grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër.

Objektivi ishte një argjendari pak metra larg sheshit “Demokracia”. Ora News siguron ekskluzivisht pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Arben dhe Anisa Hoxhaj ndodhen në banakun e argjendarisë ku bëjnë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë. Në një moment gruaja nxjerr nga xhepi i majtë deodorantin dhe ia hedh në sy të dy pronarëve.

Pavarësisht se e kanë të vështirë, burri pronari i dyqanit tërheq fortë kutinë me bizhu duke e lejuar hajdutin të tërheqë kutinë me bizhu dhe të largohet.

Më pas burrë e grua kur e shohin që nuk mundën të vidhnin gjë tentuan të largohen por tek pronarët me shpejtësi kanë dalë nga banaku dhe përleshen me ta duke i penguar që të dalin nga dyqani, siç duket në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News.

Shihet se mes tyre ka pasur dhe një konfrontim fizik me grushte.

Çiftit nga Vlora u arrestua.

“Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë” njoftoi policia.

Drejt spitalit rajonal të Shkodres u dërgua pronari i argjendarisë, për shkak të dëmtimeve të lehta që ka marrë gjatë kësaj përplasje.