Presidenti amerikan, Joe Biden, është bërë shkak i një debati të madh në Amerikë pasi në një prononcim për mediat nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej për një fjalim në Universitetin e Wisconsin-Superior, është shfaqur me një shenjë në ballë.

Advertisements

Siç shkruan, The Independent çfarëdo që thoshte Biden nuk merrte interesimin e gazetarëve, pasi të gjithë kishin fokusin tek shenja në ballin e presidentit.

Megjithatë gazeta britanike bën me dije se një debat i tillë bëhet sa herë që mbahet festa tradicionale e të krishterëve, e cila quhet si e “Mërkura e Hirit”, ku njerëzit vendosin hi në ballë në formë të një kryqi.

Të njëjtën gjë Biden ka bërë edhe në vitin 2010 kur ishtë zv.president i SHBA-së.

Një gazetare britanike kishte aluduar se Biden mund të ishte rrëzuar dhe të ishte lënduar, megjithatë më pas kishte kërkuar falje pasi ishte sqaruar situata.

Advertisements

Biden me 2 shkurt kishte njoftuar edhe vetë se do t’i bashkohej kësaj feste tradicionale të krishtere.

By IZ