LAJME

“Çmendet” tifozi i Milanit, tregon organin gjenital në studio pas golit të Leaos

“Çmendet” tifozi i Milanit, tregon organin gjenital në studio pas golit të Leaos
Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2022, 21:36

“Çmendet” tifozi i Milanit, tregon organin gjenital në studio pas golit të Leaos
Milani arriti sot një fitore madhështore ndaj Fiorentinës. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-0 falë golit të Leaos në minutën e 80 dhe tani kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i Serisë A që ekipi i Piolit të shpallet zyrtarisht si kampioni i Italisë.

Kjo ndeshje i ka shkaktuar emocione të forta edhe tifozit më të çmendur të Milanit, Tiziano Crudeli. Menjëherë pas shënimit të golit nga Leao, nisi shpërthimi emocional teksa ka shkuar edhe te pjesëtarët e tjerë të studios duke i tërhequr nga veshjet e tyre.

Në fund Crudeli ka bërë me shenjë nga organet gjenitale teksa i është drejtuar kamerës, ndërsa prezantuesja do t’i tërhiqte vëmendje se transmetimi ishte direkt dhe nuk duhej ekzagjeruar situata.