Dalin pamjet/ Vëllai i Butës vret ish-shokun e tij në rrugë, i qëndron te koka teksa ai përpëlitet
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e kaluar pasi një 30-vjeçar është vrarë në mes të rrugës në Ferizaj. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është 30-vjeçari Gazmend Hyseni dhe autori i dyshuar është Qëndrim Januzi vëllai i reperit të njohur Buta. Mësohet se Hysen dhe Januzi më parë kanë qenë miq të mirë por kohët e fundit marrëdhëniet e tyre ishin prishur dhe mbrëmë vëllai i Butës mori pistoletën dhe e vrau.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihet autori i dyshuar i cili qendron me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë. Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhrat e policisë.