Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër. Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.
U deshën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton angjencia turke e lajmeve IHA.
Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre. Debati i ashpër hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshja në të cilën fluturonin karriget ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.
Linku: https://www.facebook.com/ihacomtr/videos/971683640400714/?t=181