Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  i bëri thirrje Putinit që të ndalojë menjëherë gjakderdhje dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një “sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës” duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve dhe duke parandaluar  raportimet e tyre për të transmetuar informacione rreth pushtimit.

Deklarata vjen pasi Rusia po intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke çuar në një numër në rritje të vdekjeve civile dhe më shumë se një milion njerëz që largohen nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër.

By atdheu1