Del video: Policët shokohen pasi kapin shqiptaren me 370 mijë euro ari në aeroportin e Stambollit
Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua kohë më parë në aeroportin e Stambollit.
Asaj iu kapën dy lingota ari me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.
Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.
Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orëve të shtrenjta.
E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan.
Ja edhe video nga ngjarja:
#İstanbulHavalimanı‘nda #Arnavutluk vatandaşı Fatime Reçi isimli kadının karnına #göbek görünümü vermesi için yerleştirilmiş çantadan kilolarca #altın, kol saatleri ve sikkeler ele geçirildi. pic.twitter.com/zLDowg7HhC
— Türkiye Kent Haber (@turkiyekenthabr) February 10, 2022