LAJME

Deputetja shqiptare flet për jetën private: Kam lindur fëmijën e parë në moshën 17 vjeçe

Deputetja shqiptare flet për jetën private: Kam lindur fëmijën e parë në moshën 17 vjeçe, doktori më pyeti se a e di kush është babai
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka folur për politikën por edhe jetën personale.Ajo ka treguar se në moshën 17-vjeçare është bërë nënë për herë të parë, pasi familja kishte vendosur ta martonte në një moshë të re.Deputetja e Kuvendit të Kosovës tha se fëmijën e parë e solli në jetë në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, teksa tregoi se kur e kishte parë doktori e kishte pyetur nëse e di se kush është babai i bebes që do vinte në jetë.“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja – të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje.