Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në ora 23:38 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Krimska”, pas një zënke verbale, S.R. (28) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht 28-vjeçarin J.L. nga Shkupi, ku kishte edhe të shtëna me armë.
“Në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.