Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se nuk ka votë për mocion të mos-besimit ndaj Qeverisë Kurti nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Ajo tha se i ka treguar edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se nëse ka pritshmëri të tilla për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, atëherë ajo nuk është e gatshme.

“Nëse unë shkoj nesër në seancë dhe më kërkohet kjo, unë s’kam votë për mocion mos-besimi. Sikur që janë rrethanat, s shoh arsye për mocion mos-besimi.

Kam pasur kontakt edhe me zotërin Abdixhiku për këtë çështje se a do të ketë pritshmëri të tilla sepse s’jam e gatshme. Unë nuk kam votë nëse më kërkohet që ta ngrij dorën për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

S’ka asnjë arsyetim të ndodhë një gjë e tillë në rrethana aktuale”, theksoi ajo.

By admin