Beogradi zyrtar është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që s’e lejon një gjë të tillë.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi mori vendim që serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e nesërm në disa qytete të Serbisë.
Sipas këtij vendimi në 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova të cilët do të mund të votojnë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë.
Votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë, shkruan Novosti, transmeton Klankosova.tv.
Në Vranjë kanë mundësi vote serbët nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci.

