Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj është i shqetësuar me imazhin e pozitës së deputetit në Kosovë, transmeton Periskopi.
‘Nuk e di me apo pa qëllim e dëshirë, sot pozita e deputetit është më e urryera në Kosovë. Besoni që në suaza të caktuara, të vjen marre me thanë që jam deputet ndërkohë do të duhej të ishte krejt e kundërta.’’, tha ai në Kuvend.
‘’Ne jemi ata që na kanë votu njerëzit, dhe do të duhej të kishim imazh të mirë. Deputetët mashtrues nuk mund të idetifikohen krejt deputetët e Kosovës. Nuk janë deputetët uniformë. Kemi dallime të mëdha .’’,tha ai./PERISKOPI/