Mësuesja dhe njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë.

Ndahet para kohe nga jeta drejtoresha e një prej shkollave të Tiranës -  Liberale

Prej kohësh ajo ishte d iag nostikuar me k an cer në gj oks, që së fundmi ishte shëruar, por masa e tum orit ishte shfaqur në kokë. Më herët Kuka ishte nisur drejt Italisë ku kreu një ndërhyrje të vështirë. 35 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, la pas dy fëmijë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuka falenderonte të gjithë ata persona të cilët e ndihmuan në mënyra të ndryshme në ditët më të vështira për të, ndërsa theksonte se dy fëmijët ishin ata që i jepnin forcë për të mposhtur sëmundjen.

Për Dorinën kanë shprehur ngushëllimet edhe emra të njohur të politikës si kryeparlamentarja Lindita Nikolla apo kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjarëve të saj, teksa ka theksuar se Dorina ishte një mikë e rallë dhe do u mungojë të gjithëve.

By admin01