Përveç skenave melodramatike në Parlamentin e Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, që ka ofruar edhe dorëheqjen e tij për ‘pataten e nxehtë’- Kosovën, situata është realisht shq etësuese.

E ka shumë mundësi që edhe vizita e beftë e Albin Kurtit me Edi Ramën, me të cilin u takua katër sysh, të ketë pasur si objekt lajmet e fri kshme që po vijnë nga sh ërbimet e specializuara.

Mediat serbe, po përgatisin një mjedis lu fte në ve ri të Kosovës, ku sipas gjasave do të prov okohet një s herr i madh apo një t ension drejt konfl iktit.

Gazeta ‘Novosti’ e Beogradit, prej ditësh po jep lajme pa asnjë verifikim, në lidhje me ato që i quan inc idente të shqiptarëve në Mitrovicën e Ve riut. Në numrin e fundit, ‘Novosti’ shkruan për një djalë të ri që u dh unua, sipas saj, nga shqiptarët, por pa dhënë asnjë fakt.

Në v eri të Kosovës, Policia drejtohet dhe përbëhet kryesisht nga oficerë dhe nënoficerë të kombësisë serbe, e kështu që kushdo mund të bëjë denoncim.

Atje ka prokurori e gjykatë, që gjithashtu përbëhen nga serbë, por edhe seli diplomatike të BE-së, OSBE-së, ShBA-së dhe vendeve të tjera, të cilat fare mirë mund të jenë një palë e tretë, ku serbët e v eriut mund të dorëzojnë ankesat apo denoncimet e tyre.

Shkurt, e gjitha kjo është një skenar i parapërgatitur, e që synon të bllokojë planin amerikan për Kosovën.

Siç shkruajnë mediat serbe, ShBA i ka bërë të ditur Beogradit se së shpejti do të aktivizojë në OKB një nismë të fortë politike, ku do t’i kërkohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të votojë për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota.

Ky vendim, edhe pse duhet ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit, ku Kina dhe Rusia kanë të drejtën e vetos, e mund ta bllokojnë, gjithsesi politikisht do të kishte një rëndësi të madhe, edhe për të shkundur ato vende, kryesisht latinoamerikane apo aziatike, që kanë tërhequr njohjen e Kosovës si pasojë e lobimit të Beogradit.

Këtu, Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit mund të japë një kontribut në organizimin e seancës, natyrisht aq sa mundet. E ndaj dhe takimi i beftë mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, shpjegohet qartësisht në këtë iniciativë.

Siç bën të ditur gazeta serbe ‘Novosti’, nga ky presion i amerikanëve, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se do tu dërgojë një letër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Kinës, Xi Jinping, për të bllokuar këtë nismë në Këshillin e Sigurimit.

Vuçiç ka thënë se pranon në këtë rast propozimin e kreut të partisë opozitare Partia Popullore Serbe që drejtohet nga Vuk Jeremiç, i cili përveçse ministër i Jashtëm ka qenë edhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i përkrahur nga Rusia e Kina.