Pasditen e sotme janë regjistruar dy tërmete në vend.

E para është regjistruar rreth orës 14:00 me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter, përcjellë Klan M. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në juglindje të Strumicës dhe në një thellësi prej 2 km.

Tërmeti i dytë është regjistruar në orën 14:19 me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në juglindje të qytetit të Strumicës, në një thellësi prej 2 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

By admin01