LAJME

Dyshimet se hoxha Mjekiqi “rr ahu” gruan, deklarohen nga Prokuroria – ja e vërteta

Sot u raportua se imami Behar Mjekiqi dyshohet se e ka rr ahur gruan e tij të dytë dhe më pas e ka larguar dhunë nga shtëpia. Paparaci raportoi se Policia dyshohet se e ka manipuluar prokurorin që ta mbyllë rastin ndaj Mjekiqit.

Lidhur me rastin, për Express kanë folur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj tha se prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasi “D
hu në në familje”.

Ulaj tha se vikt imës i është ofruar ndihma e nevojshme dhe është pyetur nëse dëshiron të shkojë në strehimore, mirëpo e njëjta ka thënë se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj.

“Ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti. Vik timës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj”, tha Ulaj për Express.