Gjigandi energjetik rus i kontrolluar nga shteti, Gazprom, po tall Evropën me një video ogurzi që paralajmëron për një dimër të gjatë me borë dhe akull që do të pushtojë kontinentin, raportoi Independent.

Klipi dyminutësh, i titulluar “Dimri do të jetë i gjatë”, tregon Evropën duke u ngrirë mes çmimeve të larta të energjisë të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Pamjet tregojnë një punëtor që mbyll valvulat, duke e çuar gjilpërën e mbytjes në zero, ndërsa retë e akullit zvarriten në mënyrë ogurzezë nëpër ekran, të ndërthurura me pamje ajrore të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës.

Videoja shoqërohet nga një grua që këndon fjalët e këngës tradicionale “Dimri do të jetë i gjatë” nga Yuri Vizbor.
“Shiko, matanë lumit, vjeshta po vdes në heshtje… Dhe dimri do të jetë i gjatë, vetëm muzg dhe borë.”

Në video është edhe gazsjellësi i shuar Nord Stream 2, i cili u pezullua nga Gjermania si sanksion kundër pushtimit rus.

By admin01