Pak minuta para mesnatës, një tërmet është regjistruar 135 km në jug-lindje të Shkupit, me origjinë nga zona epiqendrore Gjevgjeli – Gumendzë, përcjell TV21. Nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftojnë se tërmeti ishte me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter.

“Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:56 me magnitudë lokale Rihter ML2.0 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Tërmeti është ndjerë nga popullata në Bogdanci, Gjevgjeli dhe rrethinë”, bëjnë të ditur autoritetet.

By admin01