Sërish lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë.
Tërmeti sipas IGJEUM u regjistrua 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit rreth pasdites, me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Kjo është lëkundja e disatë pas tërmetit të fortë 4.3 që tronditi dje jo vetëm rrethin e Pukës, por u ndje dhe në disa qytete të tjera.