Vr.asësi i një shtetasi maroken dy ditë më parë në qytetin e Milanos, është një shqiptar, bëjnë me dije autoritetet italiane.
Shqiptari tashmë është identifikuar, por ka arritur të largohet jashtë territorit të Italisë. Është e paqartë nëse është kthyer në vendlindje.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Agora” në Sheshin e Lirisë, në Cornaredo. Sipas pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, sherri duket se ka nisur për një femër. Marokeni 45-vjeçar është parë të qëndrojë në banakun e lokalit krah një femre, ndërsa aty pranë ndodheshin edhe pesë burra të tjerë.
Pasi del nga lokali, marokenit i afrohet një burrë tjetër dhe e qllon dy herë me pi.st0letë. Sipas autoriteteve autori është shqiptar, dhe në momentin që e ka qlluar i ka thënë “kështu do mësosh të respektosh femrat”.
45-vjeçari Abderrahimi Elkharmoudi arriti të hynte në makinën e tij, por për fat të keq, pas disa metrash humbi ndjenjat. Ai ndërroi jetë në spital.