GazetaDemos mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme raportoi për një aksident të rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku si pasoj mbetën të vdekur dy mërgimtar dhe u lënduan rëndë dy fëmijët e tyre.

Nga burimet e veta, Demos mësoi se viktimat e këtij aksidenti ishin Shemsedin Sopaj e Mirvete Sopaj e që kishin prejardhje nga Komuna e Malishevës.

Ndërsa, para pak çastesh viktimat e këtij aksidenti tragjik, u përcollën për në banesën e fundit.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin një numër i madh i qytetarëve e familjarëve, të cilët ndanë dhimbjen së bashku me antarët e familjeve të viktimave, për të cilët u raportua gjendja e rëndë psiqike pas tragjedisë ku humbën dy të dashurit e tyre.

DEMOS iu sjellë pamje nga ceremonia e varrimit:

Gjithashtu GazetaDemos ka siguruar edhe një moment mjaft të rëndë ku shihen prindërit e viktimave teksa shohin për herë të parë pas aksidentit, trupin e fëmijëve të tyre.

By atdheu1