Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lezhë, ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë një 13-vjeçar. Bëhet fjalë për Ervin Memaj, i cili rreth një javë më parë u rrëzua nga biçikleta dhe dëmtoi rëndë kokën.

Ai u shtrua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ia doli dot t’i mbijetonte plagëve të marra. I mituri ndërroi jetë ditën e djeshme. Në media thuhet se kjo është një tjetër tragjedi për familjen Memaj, pasi pak kohë më parë kishte ndërruar jetë edhe e ëma e 13-vjeçarit.

By atdheu1