Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikor në Shkup, sot më 23.08.2022 ka regjistruar një tërmet 98 km në jugperëndim të Shkupit. me origjinë nga zona epiqendrore e Ohrit.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 09:04 me magnitudë lokale ML2.1 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Ohrit dhe Zona përreth.