Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë urime nga zyrtarë të shumtë botërorë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara ditën e 3 prillit.
Mes krerëve të shteteve që kanë uruar Vuçiç janë Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Media serbe Kurir, shkruan se mes liderëve që e kanë uruar, është dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Publikisht, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me zgjedhjet në Serbi.


