Sonte në qytetin e Gostivarit nuk është gjetur qetësi.

Rreth orës 19:40 në stacionin policor është raportuar se në spitalin e qytetit është sjellur 28 vjeçari G.A nga Gostivari i cili është lënduar në pjesën e kokës me mjete zja’rri.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia dhe po merren masa për zbardhjen e së njëjtës.

Sipas burimeve policore, dorasi dhe motivi ende nuk dihen.

Siç mëson portali almakos, Gent Asani është i riu që ndërroi jetë sonte në Gostivar.

By admin01