LAJME

Erdogan i vendos 3 kushte për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet ta ndalojnë mbështetjen e grupeve terr0riste në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe ta heqin ndalimin e eksporteve të Turqisë nëse duan që Turqia ta mbështesë anëtarësimin e tyre në NATO. Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, Cavusoglu tha se është takuar me homologët e tij suedezë dhe finlandezë dhe se ata të gjithë po përpiqeshin t’i përgjigjeshin shqetësimeve të Turqisë, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.