Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim një inxhinier, ndërsa ka publikuar dhe një foto së bashku me të.

Përmes një reagimi, Meta thekson se Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj.

MESAZHI I METËS
Kënaqësi të mirëprisja inxhinierin e talentuar Dorjan Osmanaj, i cili përfaqëson një gjenerate të re të mirëedukuar brenda dhe jashtë vendit.
Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj. 🇦🇱
(BalkanWeb)

By admin