Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha, pse ky i fundit i kritikoi deputetët për shumat e shpenzuara në karburante, raporton Gazeta Blic. Krasniqi ka theksuar se në Kosovë po vjen era shtet diktatorial. Ai i ka numëruar tri ngjarjet e javës, që siç shprehet ai po e çojnë vendin drejt diktaturës. Postimi i plotë: Vëtëm brenda 1 jave: 1. Arrestohet aktivisti opozitar me 60 policë specialë, 2. Arrestohet brutalisht kameramani në vendin e punës, 3. Suspendohet polici veç pse denoncoi kushtet e rënda të punës dhe kritikoi pushtetin. Era shtet… diktatorial