LAJME

Gazetari shqiptar: ” Shqiptarëve ju lezeton rrena e gënjeshtra ”

I ftuar në emisionin Direkt të televizionit kosovarë ATV, gazetari shqiptar Milaim Zeka që njihet për deklaratat e tij kontraverse kësaj rradhe në emision ka deklaruar se shqiptarët janë i vetmi popull që i ka lezet ta gënjesh.

Përgjatë emisionit ai ka deklaruar se nëse shqiptarët nuk i gënjen nuk do të marrësh votë, dhe kjo është forma më e mirë dhe ajo që duan shqiptarët.Në ndërkohë ai ka kritikuar edhe qeverisjen e LVV-së dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin të cilin e ka cilësuar të dështuar.